Policia e Shtetit dhe forcat speciale RENEA zbarkuan këtë të premte në zonën e Niklës. Misioni? Arrestimi i Marklen Hakës, i shumëkërkuar nga drejtësia, por edhe nga rivalët e tij të botës së krimit, që ishin vënë në garë për ta ekzekutuar. 33-vjeçari akuzohet për pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal dhe sigurimi i kushteve për kryerjen e vrasjeve. Ai është prangosur nga forcat RENEA mbi bazën e informacioneve të siguruara në rrugë operative nga Policia e Tiranës.