Përpjekja e radhës e Policisë së Shtetit për të prangosur Ylli Zallën, 49-vjeçarin i shumëkërkuar nga drejtësia prej vitesh u përmbyll vetëm me arrestimin e fqinjit të tij. Forcat RENEA, të mbështetura nga efektivë të policisë së Tiranës dhe Komisariatit të Krujës ndërmorën këtë të martë një operacion në fshatin Zallë të Krujës.