Forcat speciale RENEA ushtruan kontrolle në shtëpinë e Arben Isufajt, një emër i njohur për drejtësinë dhe i skeduar më parë nga uniformat blu. Kontrollet u ushtruan me urdhër të gjykatës së Fierit, pasi ky shtetas dyshohet se ka kërcënuar gjyqtarin, Vladimir Cjapi. Gjyqtari ka depozituar kallëzimin për Arben Isufajn në prokurorinë e Fierit më datë 17 shkurt, duke pretenduar se kërcënimet prej tij i kishte marrë më 12 shkurt.