Forcat Rena së bashku me policinë e Vlorës kanë nisur mbrëmjen e kësaj të enjteje, një aksion për vendosjen para drejtësisë të personave në kërkim , me rrezikshmëri të lartë dhe të akuzuar për armëmbajtje pa leje. Dy furgona me forca të ardhura nga Tirana po bëjnë kontrolle nëpër kryqëzime rrugësh , por dhe nëpër lagje apo bllok pallatesh ku mendohet se qëndrojnë këta persona. Aksioni ka ardhur pas ngjarjeve të fundit në qytetin e Vlorës.