Është rënduar bilanci i aksidentit tragjik të ndodhur në aksin Manëz-Sukth të mërkurën, pasi ka ndërruar jetë në spitalin e Traumës edhe 16-vjeçari Klevis Dervishi. Sipas informacioneve paraprake mësohet se ai nuk ka mundur dot t’u mbijetojë plagëve të marra nga përplasja e fortë pavarësisht ndihmës mjekësore gjatë këtyre ditëve. Në aksident humbën jetën në vendin e ngjarjes Kleo Vrioni, 25 vjeç, Sara Brugnatelli, 26 vjeçe, dhe Alvi Muhaxhiri, 15 vjeç, kushëri i Kleos. Ndërsa u plagos rëndë 6-vjeçari Dervishi, që humbi jetën këtë të dielë, si dhe Rejsi Vrioni.