Emigrantët janë kapital i rëndësishëm financiar për Shqipërinë. Të ardhurat që ata dërguan vitin e kaluar për familjarët në Shqipëri, e që në gjuhën ekonomike quhen remitanca, arritën një shifër rekord prej 1.1 miliardë eurosh. Banka e Shqipërisë vlerëson se remitancat përbëjnë një kontribut të rëndësishëm për ekonominë shqiptare, duke zënë një peshë të konsiderueshme në të ardhurat familjare dhe në produktin e brendshëm bruto. Në samitin e diasporës u prezantuan edhe masat e marra për të formalizuar kanalet e dërgesave të emigrantëve.