Faqja prestigjioze e MSN në seksionin e saj të dedikuar për njerëzit që pëlqejnë udhëtimet së fundmi ka përfshirë edhe një tematikë shumë interesante të titulluar: “Reliket e komunizmit të mbetura nëpër botë”. Siç kuptohet edhe nga titulli bëhet fjalë për disa nga veprat që lanë shenjë në histori gjatë sundimit të diktatorëve komunistë . Mes këtyre relikeve faqja ka përfshirë edhe Bunkerët shqiptarë, të cialt u ndërtuan masivisht si një mekanizëm mbrojtje nga armiku i jashtëm prej diktatorit Enver Hoxha. Këto janë fjalët që shkruan revista prestigjioze për to: