Gjykata Kushtetuese ka shfuqizuar vendimin e parë të Kolegjeve të Bashkuara Penale të Gjykatës së Lartë për masën e sigurisë arrest me burg ndaj Erion Veliajt dhe ka urdhëruar rigjykimin e çështjes. Vendimi është marrë 5 me 3 në favor të kërkesës së Veliajt. Gjykata Kushtetuese mori në shqyrtim aspektin procedurial duke gjetur shkelje të afateve të publikimit të vendimit nga ana e Gjykatës së Lartë. Ndërkohë, në lidhje me pretendimet e tjera të kryebashkiakut të Tiranës, Kushtetuesja ja delegon Gjykatës së Lartë çështjen, që nga shqyrtimi nëse masa e sigurisë është proporcionale, deri te qëndrimi në kafazin e qelqtë.