Kryetari i bashkisë Rrogozhinë Edison Memolla ka depozituar rekurs në gjykatën e lartë ku kërkon prishjen e vendimit me 1 vit burg, të dhënë nga gjykata e apelit të posaçëm. Përmes avokstit të tij Ermir Beta, Memolla është në pritje të zhvilimit të seancës për të cilën ende nuk është caktuar relatoi edhe as data e zhvillimit të saj. Edison Memolla u njoh zyrtarisht me vendimin e apelit që la në fuqi vendimin e shkallës parë për dënimin me 1 vit burg për veprën penale të korrupsionit në zgjedhje. Hetimet për kryebashkiakun nisën pas publikimit në media të një audio-përgjimi, ku dëgjohet Edison Memolla, në atë kohë kandidat për kryetar bashkie në Rrogozhinë, teksa ndikon tek një elektricist, për të mos i ndërprerë energjinë elektrike një abonenti debitor. Aktualisht Edison Memolla ndodhet i burgosur në burgun e Rrogozhinës.