Më shumë se 1.7 milionë turistë të huaj vizituan Shqipërinë në tre muajt e parë të vitit, duke shënuar një rritje prej 59 për qind krahasuar me po të njëjtën periudhë të një viti më parë. Shifrat zyrtare, të bëra publike nga ministria e turizmit tregojnë se muaji mars ka shënuar një rekord të ri sa i takon të huajve që patën si destinacion turistik Shqipërinë.