Kurioziteti dhe dëshira e turistëve të huaj për të parë vendin tonë është rritur edhe më shumë këtë sezon veror, ku më shumë se 1 milionë shtetas të huaj janë futur në territorin tonë vetëm në 30 ditët e muajit korrik. Këtë fluks tristësh e konfirmon edhe Instituti i Statistikave, i cili publikoi së fundmi shifrat e lëvizjes së shtetasve shqiptarë dhe të huaj, nga jashtë brenda vendit dhe anasjelltas në këtë periudhë kohore. Sipas të dhënave në periudhën janar-korrik, 6 milionë e 824 mijë shtetas, shqiptarë dhe të huaj u futën në territorin shqiptar.