Top News – Rekord rastesh të reja/ Gjermani, 41 infektime në shkolla
22/08/2020 16:01

Gjermania ka shënuar numrin më të lartë të resateve të reja të COVID 19 në thuajse katër muaj të shtunën. Ka patur 2034 raste të reja koronavirusi në 24 orët e shkuara, cka e ka cuar totalin në vend në 232 mijë që nga fillimi i pandemisë, raportoi instituti Robert Koch. Shtatë persona humbën jetën 24 orët e shkuara dhe totali i viktimave është tani 9267. Rastet e koronavirusit në gjermani janë rritur në fakt që nga fundi i korrikut. Rikthimi i virusit në vend ka ardhur kryesisht nga eventet sociale dhe kthimi i udhëtarëve nga jashtë. Aktualisht ka disa dhjetëra vende që konsiderohen nga gjermania si të rrezikshme. Kthimi i udhëtarëve nga këto vende, përfshirë këtu belgjikën, kroacinë, bullgarinë, rumaninë dhe spanjën, si edhe shba dhe rusinë, sjell detyrimin për vetëizolim 14 ditor. Luksemburgu ndërkohë është hequr nga lista më 20 gusht. Rritja e rasteve është shkaktuar edhe nga rihapja e shkollave në vend. Të paktën 41 raste koronavirusi janë raportuar në berlin mes mësuesve apo nxënësve në një kohë kur nuk janë mbushur ende dy javë nga hapja e shkollave në kryeqytet. Qindra nxënës dhe mësues janë aktualisht në karantinë, sipas gazetës lokale berliner Zeitung, përfshirë këtu shkolla fillore, të mesme dhe ato profesionale. Ajo që po ndodh në shkollat e berlinit, është e ngjashme me situatën në shba dhe izrael, që regjistruan vatra të lidhura me shkollat. Kancelarja angela merkel shprehu kritika pak ditë më parë pasi sipas saj ka rregullore të shumta dhe të ndryshme në vend, dhe njerëzit ndodh që të mos e kuptojnë përse mund të bëjnë një gjë në berlin por nuk mund ta bëjnë atë në bavari. Sidoqoftë ka nisur puna për të harmonizuar rregullat e ndryshme të covid 19 në të gjithë gjermaninë.

Top Channel/ Izraeli godet objektet bërthamore iraniane, Teherani paralajmëron hakmarrje
28/03 12:03
Top Channel/ Apple revolucion me Siri/ Do funksionojë si chatbot dhe do kontrollojë aplikacionet
28/03 11:06
Top Channel/ AI hyn në kompjuterë/ Teknologjia largohet nga cloud, përpunimi bëhet direkt në pajisje
28/03 10:55
Top Channel/ 1 muaj luftë, nga vrasja e Ajatollahut te kriza e naftës, si u përshkallëzua konflikti
28/03 10:52
Top Channel/ Trump-Merz përplasen për Iranin, Ngushtica e Hormuzit ndez debat
28/03 10:48
Top Channel/ Izraeli godet Bejrutin/ Përplasje me Hezbollah dhe alarm për krizë humanitare
28/03 10:34
Top Channel/ Houthit godasin Izraelin nga Jemeni, rritet rreziku për hapjen e një fronti të ri
28/03 10:14
Top News- S’ka më emigracion të paligjshëm, PE me dorë të hekurt: Merret vendimi
27/03 23:00
Top Channel/ Rubio: Lufta mbaron për pak javë, nuk lejojmë tarifa në Hormuz
27/03 22:59
Top Channel/ Vidhen e-maile të kreut të FBI, Hakerat të lidhur me Iranin
27/03 22:58
Top News- Inteligjenca europiane jep alarmin: Rusia i jep dronë Iranin për të goditur SHBA-në
27/03 22:45
Top News- Mina e raketa: Pse Irani ka epërsi në Ngushticën e Hormuzit?
27/03 22:30
Top Channel/ Rusia furnizon Iranin me dronë, inteligjenca europiane ngre alarmin
27/03 22:13
Top News – Çarmatimi i Hamasit dhe tërheqja e Izraelit. Plani me 5 faza nga Këshilli i Paqes i Trump
27/03 22:09
Top News-Jo më rrjete sociale për të miturit. Austria me planin gati, ekspertët: Po krijojnë varësi
27/03 21:50
Top News- VanHorn jep porositë e Trump për ministrat e rinj: Luftë krimit të organizuar
27/03 21:50
Top News – Rubio: Lufta mbyllet brenda disa javësh, i arrijmë objektivat në Iran pa trupa tokësore
27/03 20:02
Top Channel/ Zbulohet telefonata e tensionuar Vance-Netanyah! Plas tensioni SHBA-Izrael
27/03 19:33
Top Channel/ G7: Do hapim Hormuzin! Rubio: Lufta mbaron brenda javésh
27/03 19:26
Top News – Ukraina firmos me Emiratet e Katarin / Do të ndihmojë në përballimin e dronëve iranianë
27/03 16:42