Top News – Rekord infektimesh/ Covid-19, 90 raste të reja në 24 orë
03/07/2020 11:42

“Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 362 testime për të dyshuar të prekur me Covid19, nga të cilat janë konfirmuar 90 raste pozitive. Shpërndarja gjeografike e rasteve është si vijon: 35 raste në Tiranë, 12 në Krujë, 10 në Kurbin, 8 në Vlorë, 6 në Shkodër, 4 në Përmet, 3 në Pogradec, nga 2 raste në Kukës, Lezhë, Kavajë, Lushnje, nga 1 rast në Kolonjë, Vau i Dejës, Kamëz, Durrës. Situata në spitalin infektiv vijon të paraqitet me raste të shtuara ku aktualisht po trajtohen 80 pacientë, 8 prej tyre janë në terapi intensive, ndërsa 1 është i intubuar. Ndërsa po merr trajtim spitalor edhe një fëmijë dy muajsh, i prekur nga Covid19 nën kujdes nga stafi i pediatrisë infektive, në gjendje të stabilizuar bashkë me nënën. Fatkeqësisht 3 qytetarë kanë humbur betejën me Covid19 gjatë 24 orëve të fundit. Një 57 vjeçar nga Shkodra, një 65 vjeçar nga Tirana dhe një 76 vjeçar nga Durrësi, me disa sëmundje bashkëshoqëruese kanë humbur jetën në spitalin infektiv, pavarësisht përpjekjeve të stafit mjekësor. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve të të ndjerëve. Lajmi i mirë është se në 24 orët e fundit janë shëruar 33 qytetarë, duke e çuar në 1592 numrin e të shëruarve që nga fillimi i epidemisë. Në vendin tonë aktualisht janë 1088 persona aktivë me COVID19, kryesisht në Tiranë, Shkodër, Durrës”, u shpreh Dr. Eugena Tomini nga Instituti i Shëndetit Publik.

Top News/ Tentoi të shtypë bashkëshorten. Arrestohet pas dy vitesh 50-vjeçari në Kavajë
19/04 14:21
Top Channel/ Protestuesit shpartallojnë kordonin metalik para Bashkisë së Tiranës
19/04 13:29
Top Channel/ Godina parkimi me 400 vende në Durrës! Rama dhe Sako inspektojnë punimet
19/04 13:03
Top Channel/ Alimehmeti përplaset me policët gjatë protestës: Ku I kanë numrat identifikues?
19/04 13:02
Top Channel/ Moti në fundjavë! Sinoptikanët parashikojnë kthjellime si dhe alternime vranësirash
19/04 12:56
Top Channel/ Tensione në protestë/ Tubimi i tretë para Bashkisë pas arrestimit të ish-drejtorëve
19/04 12:47
Top Channel/ Akuzohet se përdhunoi një 31-vjeçar, avokati i autorit: Ishte larg vendit të ngjarjes
19/04 12:45
Top News/ Përdhunimi i 31-vjeçarit në Elbasan. Mbahet seanca gjyqësore për dy të akuzuarit
19/04 12:44
Top Channel/ Tentojnë të hyjnë në Bashki, këshilltarët e opozitës: Na vënë zinxhirin në orar pune
19/04 12:44
Top Channel/ Abuzuan me 31-vjeçarin! Jepet masa për dy burrat e arrestuar për përdhunim
19/04 12:38
Top Channel/ Opozita në protestë me bojë e mollë! Tubimi i tretë pas arrestimit të ish-drejtorëve
19/04 12:38
Top Channel/ Protestuesit çajnë kordonin e policies! Tentojnë të hyjnë në Bashkinë e Tiranës
19/04 12:32
Top Channel/ Call Center, 66 vite burg 8 italianëve! Gjykata e Tiranës i akuzon se fshehën 5.7 mln €
19/04 12:25
Top News/ Molotov Bashkisë së Tiranës, protestuesit ‘i vënë flakën’
19/04 12:22
Top Channel/ “Plazhet më të bukura të Europës”, “Le Figaro” artikull kushtuar rivierës shqiptare
19/04 12:11
Top Channel/ Tensione në protestë! Hidhet molotov para Bashkisë së Tiranës
19/04 11:54
Top News/ Akuzat ndaj kompanisë B.M Sh.p.k. Kompania: Shpifje mediatike me prapavijë tregtare
19/04 11:51
Top News/ Zhbllokohet hetimi i TIMS. PS e PD gjejnë dakordësinë për kërkesat për informacion
19/04 11:49
Top Channel/ Opozita sërish protestë para Bashkisë së Tiranës, qëllojnë me bojë dhe mollë godinën
19/04 11:32
Top News/ Vettingu shkarkon gjyqtarin Zhukri. I dha vulën e PD Berishës, nuk justifikon pasurinë
19/04 11:11