Komisioni për vaksina në Gjermani tha të enjten se personat që e kanë kaluar sëmundjen COVID-19, duhet të marrin vetëm një dozë të vaksinës së prodhuar nga kompania britanike, AstraZeneca dhe Universiteti i Oxford-it. Ky vendim pritet që mundësojë që më shumë njerëz të vaksinohen kundër koronavirusit, teksa shtetet po përballen me mungesë të dozave të vaksinave. Një dozë e AstraZenecas duhet t’i administrohet një pacienti që është diagnostikuar me COVID-19 gjashtë muaj më parë, tha Komisioni i përhershëm i vaksinave, përmes një deklarate për media.