Projektligji për financimin e partive politike në përgjithësi ofron një kornizë të duhur për kontrollin, transparencën dhe garantimin e një gare të barabartë zgjedhore, vlerësojnë ekspertët e ODIHR, megjithatë përmes një opinioni urgjent që i kanë dërguar Kuvendit të Shqipërisë, ata rendisin disa pika ku ka nevojë për përmirësim. Mes rekomandimeve urgjente të ODIHR qëndron përforcimi te nenet e ligjit të rregullave për transparencën e financimit të partive dhe jo rregullimin e tyre përmes vendimeve rregullatore nga KQZ, apo institucione të tjera.