Ka nisur puna për rehabilitimin e një tjetër blloku banimi në Tiranë. Bëhet fjalë për bllokun e banimit në Njësinë numër 11 që kufizohet nga rrugët “Mersim Jakupi”, “17 nëntori”, “Gjergj Mehmeti”, “Spartak Deliu”, “Besnik Hidri”, “Princ Vidi”, dhe “Nikolla Ivanaj”. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj inspektoi punimet dhe tha se ky investim do i rrisë ndjeshëm vlerën pronës.