Top News – Regjistrimi i partive të vogla/ PDIU e para në KQZ, më pas Topalli dhe Patozi
05/02/2021 15:24

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka nisur procesin e regjistrimit te 10 partitë të vogla për zgjedhjet e 25 prillit, për të cilat afati përfundimtar është caktuar 14 shkurti. PDIU e Shpëtim Idrizit nuk ka humbur kohë dhe këtë tëpremte ishte partia e parë e frontit opozitar, e cila u regjistrua si subjekt politik në Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve. Vendim që ngriti jo pak pikëpyetje, në kohën kur PDIU ishte në negociata për të hyrë në zgjedhje në koalicion të përbashkët me PD. E megjithatë e shtuna pritet te sqarojë më shumë pozicionin e dy aleatëve pas një takimi të mundshëm mes dy krereve te partive, ndërkohë shanci për tu bashkuar nëse nga negociatat bien dakort, është data 24 shkurt ditë e përcaktuar për regjistrimin e koalicioneve sipas formulës së diktuar nga kodi zgjedhor. As partite e reja të djathta nuk humbën kohë. Ish-zyrtarët e Partisë Demokratike Jozefina Topalli dhe Astrit Patozi ashtu si dhe Myslim Murrizi registruan subjektet e tyre politike. KQZ pranoi edhe kërkesën e 6 partive te vogla, dikur aleate të Lulzim Bashës, kryetarët e së cilave gëzuan mandatin e deputetit falë djegies së mandateve nga PD-LSI , si dhe pranoi kerkesën e Plarent Aleksit dhe Pal Shkambi për mbledhur firmat si kandidat të pavarur në zgjedhjet e 25 prillit. Mesi i shkurtit është afati përfudimtar për regjistrimin e partive politike për të marrë pjesë në zgjedhje, ndërkohë deri me 24 shkurt duhet te regjistrohen koalicionet. Më 6 mars partite duhet te dergojne listen me emrat e kandidatëve në KQZ.

Top Channel/ Kreu i KLGJ kërkon troje dhe punonjës/ Xhafaj kritika për Illyrian Guard: Shtet brenda…
10/11 17:22
Top News – Veliaj kërkon pjesëmarrjen në Asamble. Letër SPAK dhe Sekretarit të PS, Blendi Klosi
10/11 16:45
Top News – PS e vendosur për ‘Zgjedhoren’/ Bojkoti i opozitës, Balla: Keni afat deri në 30 nëntor
09/11 18:42
Top News- 4 dëshmi të tjera në gjyqin e Berishës “Partizani”, Mediu: Nuk shpenzuam asnjë qindarkë
09/11 17:00
Top News – ‘Listat e hapura’ përplasin PD-PS/ Dështon konsensusi, opozita largohet nga mbledhja
09/11 16:28
Top Channel/ “Hej hej, zonja ministre” Spahia te “Shëndetësia”, mësoni të kontrolloni emocionet”
09/11 15:11
Top Channel/ “Duhet të jepni dorëheqjen” Kapri në Komision përball Drejtorit te Policisë, Hitaj
09/11 14:31
Top channel/ Bozdo te “Ekonomia”: Ne e dim ça është emigracioni… lekët do i bëjnë tulla llaç?!”
09/11 14:24
Top Channel/ Cara te “Ekonomia” ngre shqetësim për mbylljen e disa fasonerive dhe tarifave doganore
09/11 13:28
Top Channel/ PS dhe PD përballë për Reformën Zgjedhore, palët pa dakordësi për rendin e ditës
09/11 12:42
Top News- PD refuzohet sërish nga studentët. Protesta kombëtare e opozitës ‘zbehet’ te Kryeministria
07/11 18:28
Top News – Heptagoni i dialogut te Kryeministria. Rama-Destinacioni më i ri turistik në kryeqytet
07/11 14:08
Top News – Protestuesit e PD pushojnë mbi tryezën e dialogut
07/11 14:07
Top News-Gjobë për ata që shajnë Ramën, PD kërkon raportim nga AMA: Kush iu jep urdhra?
05/11 18:59
Top News – ‘Antidoti është largimi i menjëhershëm i Ramës’, Berisha: Të krijohet një qeveri teknike
05/11 16:42
Top News – ‘KE kërkon reformë zgjedhore gjithëpërfshirëse’, Berisha: Rama, mburojë për korrupsionin
05/11 16:42
Top News–‘Me Ramën s’ka të ardhme evropiane’,Berisha: Raporti i BE rrëzon dhe reformën territoriale
05/11 16:41
Top News- Berisha: Kërkesat e opozitës për Komisione Hetimore refuzohet sistematikisht pa debat
05/11 16:41
Top News – ‘Vendimet e Kushtetueses nuk zbatohen’, Berisha: Rama po bllokon rrugën drejt BE
05/11 16:41
Top News–‘Raporti i KE damkos Ramën’, Berisha: Në krahasim me Malin e Zi, Shqipëria është diktaturë
05/11 16:40