Në raundin e dytë të regjistrimeve në universitet, prorektori i Universitetit Mesdhetar të Shqipërisë, profesor Përparim Kabo, u bën thirrje maturantëve të zgjedhin programet e studimit në Komunikim dhe Psikologji, dy fusha që ofrojnë mundësi të shumta punësimi dhe zhvillimi profesional. Profesor Kabo ndalet gjithashtu te revolucioni kurrikular i ndërmarrë nga Universiteti Mesdhetar, përmes të cilit programet e studimit përditësohen dhe përshtaten vazhdimisht me zhvillimet teknologjike, shoqërore dhe kërkesat e reja të tregut të punës. Universiteti Mesdhetar i Shqipërisë ka katër fakultete dhe mbi 3 500 studentë në të gjitha ciklet e studimit. Me programe të orientuara drejt profesioneve të së ardhmes dhe një staf akademik të kualifikuar, universiteti synon t’u ofrojë të rinjve dije, aftësi praktike dhe mundësi konkrete për integrimin në tregun e punës.