Shqipëria do të ketë një regjistër unik adresash i cili do të menaxhohet nga Ministria e Brendshme. Pas përfundimit të mbledhjes së qeverisë, ministri Taulant Balla prezantoi ndryshimet në ligjin për sistemin e adresave, duke u shprehur se tashmë çdo ndërtesë në Republikën e Shqipërisë do të ketë një kod unik të pareplikueshëm dhe për këtë fillimisht do të punohet me kompaninë Google.