Gjykata e Posaçme rrëzoi kërkesën e mbrojtjes së Fatmir Mediut për përjashtimin e gjyqtares Irena Gjoka nga trupa e gjykimit. Vendimi u mor mga gjyqtarja Etleva Deda me arsyeimin se nuk ekzistojnë shkaqet e arsyeshme dhe të pabazuar në ligj. Fatmir Mediu kërkoi përjashtimin e Irena Gjokës nga gjykimi me argumentin se ka rrëzuar çdo kërkesë të mbrojtjes së tij.