Top News- Refuzohet garancia prej 50 mijë euro/ Haga rrëzon kërkesën e Thaçit për liri me kusht
22/07/2026 19:39

Zyra e Prokurorit të Specializuar ka kundërshtuar kërkesën e mbrojtjes së ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaç për lirim të përkohshëm nga burgu. Në kërkesë thuhet se ish-presidenti nuk paraqet rrezik të arratisjes dhe se ai ka ofruar garanci financiare 50 mijë euro për të siguruar lirimin. Në kërkesë mes tjerash, thuhet se Thaçi, s’do të largohet nga territori i Kosovës, dhe se do të dorëzojë pasaportën dhe çdo dokument tjetër udhëtimi. kryeprokurorja amerikane argumentoi se rreziqet e identifikuara më pare vijojnë të mbeten dhe nuk ka masa që mund t’i zbusin ato. Kimberly Ëest vuri në dukje se ekzistojnë shqetësime për kryerjen e veprave të tjera penale, si dhe për tentativat për të penguar procesin gjyqësor. “Konstatimet e vazhdueshme mbi ekzistencën e rreziqeve sipas nenit 41(6)(b) që i atribuohen Thaçit në këtë çështje mbeten të vlefshme. Ato janë bërë mbi bazën e një numri të madh faktorësh të arsyetuar dhe të individualizuar, dhe asnjë kusht i mundshëm për lirimin e tij nuk mund t’i zbusë ato në mënyrë të mjaftueshme”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë Speciale. Një argument tjetër i ngritur nga prokurorja Ëest ishte ritmi i shpejtë i procedurave gjyqësore. Ky fakt, së bashku me afatet e parashikuara për shqyrtimin e kërkesave përfundimtare mbi provat shprehet kryeprokurorja, përforcon domosdoshmërinë e paraburgimit.

Top Channel/ Tetë gra të vrara në 2026 në Kosovë, protestuesit kërkojnë shkarkime dhe ndjekje penale
07/11 19:31
Top News – Jo bashkëpunim me Listën, por… Studentët nuk ndërpresin fondet për serbët e Kosovës
07/11 16:00
Top News – Strategjia për lirimin e krerëve të UÇK. Mblidhet grupi i punës, diskutimet ‘top sekret’
07/11 14:53
Top Channel/ Vdekja e Arlinda Zekajt, Prishtina në protestë mbarëkombëtare kundër vrasjes së grave
07/11 13:54
Top Channel/ Rritet dhuna në familje, 8 gra të vrara në Kosovë
06/11 19:44
Top News – 5 vite nga nisja në Hagë. Kurti viziton familjen e Rexhep Selimit – Na mungon!
06/11 13:39
Top News-Gjashtë vite nga gjykimi në Hagë, Thaçi: Do dal i pastër si loti në fund të këtij rrugëtimi
05/11 22:45
Top News – Drogë nga Irani drejt Kosovës/ Goditet rrjeti ndërkombëtar i trafikimit, 5 të arrestuar
04/11 15:34
Top News – Macron, letër presidentes së Kosovës / Uron për detyrën, kërkon përparim drejt BE-së
04/11 15:25
Top News – Kosova ende larg Bashkimit Evropian / ‘Ngec’ në reformat kyçe, politika ‘pengon’
04/11 15:11
Top Channel/ U vra nga burri me armë në mes të Prishtinës, Ngrihet akt-akuzë 15 vite pas krimit
03/11 20:19
Kosova me buxhet 4.27 miliardë euro, Qeveria llogarit pagën e 13-të
02/11 22:45
Top News- Kosova miraton projektbuxhetin/ Kurti: Rritje pagash dhe shtesash për fëmijët
02/11 22:26
Top News- ‘Dorëzoni terroristët e Banjskës’. Prishtina kërkesë Gjermanisë:Ushtrojini presion Serbisë
02/11 19:00
Top News – Kosova nuk prish dot paratë. 70 për qind e buxhetit e pashpenzuar deri në shtator
02/11 17:40
Top Channel/ Gjyshi vret të birin dhe mbesën, 27 vjeçari e foshnja 3 muajshe pa jetë në banesë
02/11 12:43
Top News – ‘Albin Kurti Out’, ‘Keni dështu’ / Protestë në Prishtinë, kërkohet dorëheqja
01/11 17:15
Top News – Qeveria Kurti nuk ka asnjë plan! Opozita kritikon, pozita premton vizionin
01/11 14:59
Top News- ‘LVV s’ka lidhje me protestat në Shqipëri’/ Kurti: Kosova s’është rivale e Shqipërisë
01/11 10:42
Top News – ‘Mos bëni kurban policin’. PDK kërkon dorëheqjen e Gërvallës dhe Sveçlës
30/10 19:30