Top News-Reformë në administratën publike/Qeveria miraton projektligjin, forcohet roli i drejtorëve
10/06/2026 21:35

Qeveria ka miratuar modelin e ri të organizimit dhe llogaridhënies në administratën shtetërore. Në mbledhjen e kësaj të mërkure, Këshilli I Ministrave, miratoi projektligjin “Për disa ndryshime në ligjin për organizimin dhe funksionimin e administratës shtetërore”, duke synuar modernizimin e organizimit dhe rritjen e llogaridhënies së institucioneve publike, në funksion të afrimit me standardet më të mira evropiane. Një praktikë kjo që ndryshohet pas 14 vitesh nga zbatimi I akteve themelore që rregullonin veprimtarinë e administratës shtetërore. Në funksion të rritjes së llogaridhënies dhe transparencës, projektligji vendos një sistem të unifikuar monitorimi të performancës në administratën shtetërore, duke standardizuar proceset e planifikimit dhe raportimit nga të gjitha institucionet e varësisë tek ministritë përgjegjëse. Kështu për herë të parë, raportet e performancës së secilit institucion do të publikohen për qytetarët, me qëllim forcimin e transparencës. Projektligji rikoncepton gjithashtu dhe organizimin e institucioneve joministrore, duke i ndarë ato në dy kategori kryesore: institucione varësie dhe agjenci autonome. Projektligji kufizon gjithashtu krijimin e institucione me numër të vogël punonjësish, funksionet e të cilave mund të përthithen ose të ushtrohen në mënyrë më efikase nga ministritë përkatëse. Në nivelin e menaxhimit të brendshëm institucional forcohet roli i drejtorive të përgjithshme, të cilat do të jenë tashmë instanca më e lartë vendimmarrëse për proceset rutinore, përveç rasteve kur ligji ngarkon ministrin ose sekretarin e përgjithshëm për marrjen e vendimit, duke reduktuar centralizimin aktual të vendimmarrjes. Njëherësh, kjo pritet të lehtësojë peshën e proceseve administrative që aktualisht kalojnë përmes Sekretarëve të Përgjithshëm, duke u mundësuar atyre të fokusohen më shumë te drejtimi strategjik dhe prioritetet institucionale. Nisma përcakton qartë dhe rekrutimin apo largimin e punonjësve nga puna, duke u bazuar tek Kodi I Punës dhe vjen në bashkëpunim dhe me Komisionin Europian duke synuar ndërtimin e një administrate modern.

Top News- Rama ‘dialog’ online me protestuesin: Ju jeni prokurorë, e gjykatës apo jeni studentë?
21/10 21:30
Top News- “Ik andej”, tensione në bulevard mes protestuesve, çfarë ndodhi?
21/10 21:10
Top Channel/ Shiu shpërndan protestuesit, zbrazet qendra e Tiranës
21/10 20:42
Top Channel/ Video për rrjete sociale nga të rinjtë protestues, momente të bukura nga tubimi
21/10 20:22
Top Channel/ Protesta, evitohen përplasjet e mëdha! Vetëm incidente sporadike në shesh
21/10 20:21
Top Channel/ Protesta e nëntë më e qetë për disa orë, por në mbrëmje u kthyen molotovët
21/10 20:20
Top Channel/ Konfliktohen protestuesit me njëri-tjetrin, marshojnë drejt qendrës së Tiranës
21/10 20:17
Top Channel/ Kur do mbajë përgjegjësi?! Rama jep të gjitha përgjigjet rrugës për Budva
21/10 20:01
Top Channel/ Hamza jep dorëheqjen nga drejtimi i PDK, merr vendimin e parevokueshëm
21/10 19:58
Top Channel/ Plani ogurzi! Kush po i shfrytëzon protestat e dhunshme në Europë?
21/10 19:56
Top Channel/ Zbardhet plani franko-shqiptar kundër dhunës, diskutime për një front anti-vandalizmi
21/10 19:49
Top Channel/ Jo vetëm djemtë por edhe vajzat, hedhje të gurëve në grup drejt Kryeministrisë
21/10 19:40
Top Channel/ Kënge e valle në orët e darkës, të rinjtë gaz e hare para policëve te Kryeministria
21/10 19:39
Top Channel/ Tensione në Bulevard, protestuesit gjuajnë me gurë dhe shishe uji drejt Kryeministrisë
21/10 19:35
Top News- Ekstradohet mësuesja turke/ Akuzohet për terrorizëm nga Turqia, mbështeti kurdët
21/10 19:29
Top Channel/ Jo vetëm djemtë por edhe vajzat, hedhje të gurëve në grup drejt Kryeministrisë
21/10 19:19
Top News – Rikthehen sulmet, protestuesit hedhin molotovë drejt kryeministrisë, del autoboti
21/10 19:10
Top News – Në makinë me studentin protestues/ Rama i përgjigjet të riut teksa udhëton për në Budva
21/10 19:10
Top Channel/ Tensionohet situata para Kryeministrisë, molotov drejt efektivëve, Korreshi në protestë
21/10 19:07
Top Channel/ Vajzat protestuese rezistencë, ulen këmbëkryq në Bulevard para policëve
21/10 19:07