Finalizimi i reformës zgjedhore para vitit elektoral 2025, mblodhi në një tryezë diskutimi përfaqësuesen e prezencës së OSBE-së në Shqipëri, Clarisse Pasztory me deputetë të opozitës. “Pata një takim të zgjeruar me deputetët e opozitës Gazment Bardhi, Fatmir Mediu, Oerd Bylykbashi e Petrit Vasili për të diskutuar reformën zgjedhore dhe zbatimin e rekomandimeve të OSBE/ODIHR-it. Prezenca e OSBE-së në Shqipëri është gati të asistojë një proces reforme në kohë & gjithëpërfshirës” – shprehet Pasztory në Tëitter.