Varianti final i hartuar nga Këshilli Politik për Reformën Zgjedhore është dorëzuar në Kuvend. Projektligji “Për disa shtesa dhe ndryshime ne ligjin nr. 1009, datë 29.12.2008 “Kodi Zgjedhor i Repubikës së Shqipërisë” përbën ndërhyrjen legjislative në ligjin zgjedhor me synim plotësimin dhe zbatimin e kushteve të dakordësuara në marrëveshjen politike të datës 5 qershor 2020, të nënshkruar ndërmjet mazhorancës qeverisëse dhe partive politike të opozitës jashtëparlamentare dhe asaj parlamentare.