Partia Socialiste depozitoi në Kuvend propozimin për hartën e re administrative-territoriale, sipas së cilit sugjerohet shkrirja e 15 bashkive të vendit, duke ulur numrin total të bashkive në 46 nga 61 që janë aktualisht. Struktura e re do të përbëhet nga 71 qytete dhe 387 njësi administrative, ndërsa 20 bashki do të kenë më shumë se një qytet. Nga ndryshimi i hartës do të preken 225 mijë qytetarë.