Këtë të martë Reforma Administrativo-Territoriale në Shqipëri është në qendër të një dëgjese mes Shoqatës së Bashkive dhe të Zgjedhurve Vendorë dhe Kongresit të Autoriteteve Lokale e Rajonale të Këshillit të Evropës.Kjo dëgjesë zhvillohet pas kërkesës urgjente të Shoqatës për shqyrtimin e procesit të rishikimit të Reformës Territoriale të vitit 2014. Në njoftimin zyrtar, PD thotë se qëllimi i takimit është angazhimi i Kongresit të Këshillit të Evropës lidhur me shqetësimet për shkeljen e parimeve dhe standardeve të Kartës Evropiane të Autonomisë Vendore, si dhe kërkesa për frenimin e procesit të njëanshëm të rishikimit të hartës territoriale.