Drejtuesja politike e qarkut të Fierit, Belinda Balluku thotë se është e rëndësishme ruajtja e ndarjes aktuale administrative me gjashtë bashki në këtë qark, dhe krijimi i katër rajoneve për ato shërbime që bashkitë e vogla nuk mund t’i realizojnë. Pas dëgjesës në Fier në kuadër të reformës administrative-territoriale, Balluku nënvizoi performancën e mirë financiare të gjashtë bashkive të qarkut, për të argumentuar qëndrimin e saj se asnjë bashki nuk duhet të shkrihet.