Mazhoranca dhe opozita u përplasën në seancën e parafundit parlamentare të këtij sesioni, ku një prej temave ishte edhe reforma territoriale dhe administrative. Nga opozita akuzuan mazhorancën se po nxiton të ndërmarrë reformën për arsye elektorale, teksa socialistët thanë se afatet e ndërmarrjes së kësaj reforme lidhen me procesin e integrimit europian.