Partia Demokratike zyrtare ka hedhur akuza ndaj qeverisë për dështim të saj në lidhje me politikat për arsimin. Teksa thekson faktin e uljes së numrit të nxënësve në shkolla si pasojë e braktisjes së vendit, deputetja MErita Bakiu, ngre shqetësimin për rritjen e barrës financiare për prindërit si pasojë e dështimit të këtyre politikave, që nga librat falas që sipas saj nuk janë, e deri tek transporti për fëmijët.