Që prej orës 08:00 ka nisur procesi i votimit, ku do të jenë mbi 90 qendra votimi në të gjithë vendin. Në listat e PD Shkodër janë 6800 anëtarë me të drejtë vote të cilët mund të marrin pjesë në këtë proces. Në PD Shkodër në total janë tri qendra votimi, dy tek selia e PD pranë rrugës së ish gjykatës dhe një qendër tjetër për lehtësi është vendosur në njësinë Bërdicë.