Sali Berisha: Ne do të marrim të gjitha veprimet e duhura Kjo ishte përgjigja e kreut të Partisë Demokratike, Sali Berisha për pyetjen nëse opozita do të angazhojë këshilltarët e saj vendorë për të kërkuar referendum për reformën territoriale të propozuar nga socialistët. Në konferencën me gazetarët këtë të mërkurë, Berisha tha se referendum mbështetet edhe nga Kongresi i Autoriteteve Rajonale dhe Lokale i Këshillit të Europës.