‘Modernizimi i sistemit të pagesave në Shqipëri’ ishte kryefjala e ëorkshopit të organizuar nga Banka e Shqipërisë në bashkëpunim me Bankën Botërore dhe me mbështetjen e Bashkimit Evropian. Zëvendësguvernatorja e Parë e Bankës së Shqipërisë, Luljeta Minxhozi, u shpreh se Banka e Shqipërisë ka intensifikuar përpjekjet në drejtim të tre prioriteteve kryesore në fushën e sistemeve të pagesave, të tilla si: implementimi i ligjit “Për shërbimet e pagesave”, pjesëmarrja në Tregun Unik të Pagesave në Euro, SEPA dhe ndërtimi i Instant Payment.