Në janar të 1999-s, pak e kishin menduar se Reçaku, fshati i vogël në dalje të Prishtinës do të ishte vendi nga ku do të përcaktohej historia moderne e Kosovës, por me një çmim të lart për shqiptarët. Më 15 janar të vitit 1999, në fshat kishin mbetur shumë pak banorë që nuk ishin larguar. Si çdo mëngjes, ata u zgjuan herët nga krismat e armëve që ishin bërë të zakonshme në atë periudhë të luftës. Por atë ditë, forcat policore dhe ushtarake serbe vranë 45 burra, gra dhe fëmijë shqiptarë, pa e ditur se plumbat ndaj të pafajshmëve në këtë fshat të vogël do të ndryshonin njëherë e përgjithmonë historinë e Kosovës.