Ndërsa presin në radhë për dokumentet, emigrantët buzëqeshin kur përmendet emri i Pedro Sanchez. Të paktën gjysmë milioni prej tyre shpresojnë të përfitojnë nga amnistia e emigrantëve që kryeministri spanjoll ka shpallur tashmë. Sanchez dëshiron të shndërrojë qindra mijëra punëtorë të tregut të zi në taksapagues legjitimë dhe të nxisë rritjen, e cila në Spanjë tashmë e tejkalon atë të Gjermanisë, Francës dhe Mbretërisë së Bashkuar. Amnistia e socialistit ka zemëruar opozitën e krahut të djathtë në Spanjën e polarizuar dhe ka shkaktuar edhe kritika në BE-në e dominuar nga konservatorët, e cila po merr masa të ashpra kundër migracionit të paligjshëm ndërkohë që Sánchez po hap portat.