Top News – Rebelim ndaj pushtetit të Putinit… / Njësia e lidhur me Wagnerin kërcënon Kremlinin
28/08/2023 12:26

Një njësi paraushtarake neo-naziste ka kërcënuar se do të ndalojë luftimet në fshatin “kritik” Robotyne, nëse Kremlini nuk do të lirojë themeluesin e tij nga paraburgimi finlandez, kanë thënë analistët ushtarakë. Sipas mediave të huaja, Yan Petrovsky, udhëheqësi i “Rusich”, një njësi e lidhur me Ëagner, u arrestua në Finlandë të premten me kërkesë të Ukrainës, sipas grupit dhe kanaleve të rrjeteve sociale të lidhura me Ëagner. Tani Rusich ka thënë se nuk do t’i mbrojë rusët derisa qeveria ruse ta bëjë këtë, duke e akuzuar atë për dështimin për të siguruar lirimin e Petrovsky. “Formacionet e parregullta ruse mbeten të gatshme të kërcënojnë të tërhiqen nga lufta në mënyrë të njëanshme, pavarësisht përpjekjeve të fundit të komandës ushtarake ruse për të spastruar dhe shtypur mosbindjen,” tha Instituti për Studimin e Luftës. Instituti me bazë në SHBA tha se Grupi Rusich ka të ngjarë të bazohet përgjatë frontit Robotyne-Verbove, në rajonin e Zaporizhzhias, ku Rusia “nuk mund të përballojë që asnjë njësi të rebelohet”. Byroja Kombëtare Finlandeze e Hetimit të premten kërkoi zgjatjen e paraburgimit të Petrovskyt, i cili përdor emrin Voislav Torden, mëm dyshimin për pjesëmarrje në aktivitetet e një grupi terrorist, si dhe për mbështetjen e terrorizmit, tha një zyrtar finlandez i gjykatës. Petrovsky është një aktivist i ekstremit të djathtë që ndihmoi në themelimin e Rusich si një njësi neo-naziste në hapat e fillimit të konfliktit në Donbas në 2014.

Top News – ‘Kthen’ Putinin në bisedimet e paqes / Witkoff çon disa ‘ide’ për marrëveshje në Rusi
21/10 15:15
Top News – 500 ditë i bllokuar në territor armik / Ushtari i plagosur evakuohet me një dron
21/10 14:59
Top News – ‘Putin humanitar’, liron amerikanin / 74 vjeçari akuzohej se kishte luftuar për Ukrainën
21/10 14:58
Top News – Jelekëverdhët ‘bëhen gati për luftë’/ Macron premton: Nuk do ketë përsëritje të trazirave
21/10 14:50
Top News – Bota në drejtim të rrezikshëm…‘Shumë larg objektivave për klimën’, apelon OKB
21/10 14:06
Top News – Mirage 2000D përplaset në tokë / Avioni francez në flakë, humb jetën piloti
21/10 13:53
Top News- Këtë të shtunë, Evropa ‘në flakë’/ Nga Parisi në Tiranë ‘kaos global’, 101 grupe në aksion
21/10 13:38
Top News – Ushtria e NATO-s në luftë kundër Huthive / Turqia kërkon lejen e parlamentit për trupat
21/10 13:37
Top Channel/ OKB kërkon fundin e dhunës / Volker Türk: Qytetarët të dëgjohen, të hetohet policia
21/10 12:36
Top Channel/ Meloni ashpërson ligjin/ Pesë vite burg për dhunën në protesta, 20 mijë euro gjobë…
21/10 12:36
Top News – Do bashkojë Teslën me SpaceX / Elon musk konfirmon bisedimet: Është një ide e mirë
21/10 12:00
Top News – Evropa po e nënvlerëson Rusinë / Merz tërheq vëmendjen: Nuk është vetëm Ukraina…
21/10 11:56
Top News – Njeriu i Trumpit takon Putinin / Witkoff në Shën Petersburg, flasin për Ukrainën
21/10 11:50
Top News – Musk urdhëroi ngadalësimin e Starlink / La në vështirësi ushtrinë ukrainase, raporton WSJ
21/10 11:43
Top News – Protestat në Itali janë “luftë hibride”, “Perëndimi s’e ka kuptuar, formë e re trazirash”
21/10 11:38
Top Channel/ Merz jep alarmin: “Europianët nuk e kuptojnë sa e rrezikshme është vërtet Rusia”!
21/10 11:32
Top News – Franca nxjerr në rrugë ushtrinë / Policia dështoi gjatë trazirave të fundjavës
21/10 11:20
Top Channel/ “Ne thyejmë vitrinat, ju merrni këpucët”: Si u “peshkuan” në rrjet të rinjtë e Milanos!
21/10 11:11
Top Channel/ Dhunuan gazetarët, policët danezë nën hetim: Urgjent masa parandalimi në të ardhmen!
21/10 11:02
Top News- Sulmet ndaj anijeve/ NATO dërgon avionë dhe dronë në Detin e Zi
20/10 23:00