Këshilli i Sigurimit i OKB-së ka zhvilluar një mbledhje urgjente, ku në fokus ishte situate e krijuar në Ngushticën Bab el-Mandab, rrugën strategjike detare që rebelët Huthi të Jemenit po kërkojnë ta kontrollojnë. Takimi u mbajt në Nju Jorku me kërkesë të Francës, e cila mban presidencën e Këshillit të Sigurimit për shtatorin. Jemeni dhe Arabia Saudite, po ashtu, ishin prezente në takim, si dy vendet që preken drejtpërdrejt nga sulmet e rebelëve.