Top News/ Rebelët e Jemenit i shpallin luftë Izraelit / Rrëmbejnë anijen e izraelitit më të pasur
20/11/2023 12:03

Rebelët huthi të Jemenit e kanë kapur një anije mallrash të ndërlidhur me Izraelin në një rrugë të rëndësishme tregtare në Detin e Kuq të dielën, duke i rrëmbyer 25 anëtarët e ekuipazhit, njoftuan zyrtarët. Kjo i ka rritur shqetësimet se tensionet e larta rajonale për shkak të luftës mes Izraelit dhe grupit radikal palestinez të shpallur organizatë terroriste nga SHBA-ja, Hamas, po nxisin një konflikt të ri detar. Rebelët huthi, të cilët mbështeten nga Irani, thanë se e rrëmbyen anijen për shkak të lidhjeve të saj me Izraelin dhe se anijet të cilat janë të ndërlidhura apo nën pronësinë e izraelitëve do të jenë cak i tyre derisa të përfundojë lufta e Izraelit kundër udhëheqësve të Hamasit në Gazë. “Të gjitha anijet që i takojnë armikut izraelit, apo të cilat kanë lidhje me të, do të jenë cak legjitim”, thanë rebelët huthi. Mohammed Abdul-Salam, kryenegociatori dhe zëdhënësi i grupit huthi, tha më vonë në një komunikatë se izraelitët e kuptojnë vetëm “gjuhën e forcës”. “Ky është fillimi”, paralajmëroi ai. Zyra e kryeministrit të Izraelit, Benjamin Netanyahu, e fajësoi grupin huthi për sulmin ndaj anijes së lidhur me një miliarder izraelit, e quajtur Galaxy Leader. Ajo tha se në bord nuk ishte asnjë izraelit. Operatori japonez i kësaj anijeje, NYK Line, tha se ajo nuk po barte asnjë ngarkesë në kohën e rrëmbimit. Ekuipazhi përbëhej nga filipinas, bullgarë, rumunë, ukrainas dhe meksikanë, tha NYK. Japonia e dënoi rrëmbimin e kësaj anijeje të hënën dhe tha se po bën gjithçka për ta siguruar lirimin e menjëhershëm të ekuipazhit përmes bisedimeve me rebelët huthi. Rebelët huthi thanë se po i trajtojnë anëtarët e ekuipazhit “në përputhje me vlerat e tyre islamike”, por nuk shpjeguan se çfarë nënkupton kjo. Zyra e Netanyahut e ka dënuar rrëmbimin e anijes duke e quajtur “akt terrorist iranian”. Ushtria e Izraelit e cilësoi atë si “incident shumë i rëndë me pasoja globale”. Zyrtarët izraelitë ngulën këmbë se anija është pronësi britanike dhe japoneze. Megjithatë, sipas të dhënave për pronësinë në sistem, ajo është në pronësi të kompanisë Ray Car Carriers, e themeluar nga Abraham “Rami” Ungar, i cili njihet si njëri prej njerëzve më të pasur në Izrael.

Top Channel/ Dëshmon Hillary Clinton: Epstein, njeri i tmerrshëm
26/02 23:08
Top News- Afganistani nis sulmin “hakmarrës” ndaj Pakistanit, bombardon pozicionet e ushtrisë
26/02 23:00
Top Channel/ Skandali i përgjimeve në Greqi, dënohen 4 persona me 126 vite burg
26/02 21:59
Top Channel/ Presioni i Trump, zbutet Irani! Negociata në bisedime në Gjenevë
26/02 19:54
Top News – Armë bërthamore në Ukrainë…Franca ‘shpërthen’ kundër Rusisë: Dezinformime
26/02 18:13
Top News – Polonia në alarm, ngre avionët luftarakë / Raketat e Rusisë shumë pranë kufirit
26/02 16:21
Top News – Merz mbetet me gojën hapur…Robotët humanoidë e presin në Kinë, kërcim dhe boks
26/02 16:14
Top News – Aktorja që lufton të rimarrë fytyrën / AFP, reportazh për ‘Diellën’ dhe Anila Bishën
26/02 13:24
Top Channel/ Hetuan Trumpin, shkarkohen 10 agjentë të FBI-së: Punuan me “akuzuesin” e Thacit!
26/02 12:19
Top Channel/ Trump ndërhyn në Francë? “MAGA kërkoi informacione për Marine Le Pen”!
26/02 11:53
Top News – CIA, fushatë rekrutimi në Iran / Kërkohen spiunë ndërsa Trump kërcënon me luftë
26/02 11:52
Top Channel/ Ushtria gjermane blen dronë kamikazë: OK në Bundestag, forcohet krahu lindor i NATO-s!
26/02 11:52
Top News – Premton më shumë armë bërthamore / Kim Jong un mbyll kongresin me një paradë ushtarake
26/02 11:40
Top News – ‘Sulmohet’ Kuba, motoskaf nga Florida / Vriten katër ‘diversantë’, plagosen 6 të tjerë
26/02 11:33
Top News – Traktati bërthamor ra, Rusia ‘pa frena’ / Përdori raketën ‘e ndaluar’, Ukraina jep prova
26/02 11:24
Top News – Zelenski kërkon Putinin në tryezë / Bisedon me Trumpin para negociatave në Gjenevë
26/02 11:21
Top News – Ku jeton Inteligjenca Artificiale ? / Bumi i qendrave të të dhënave në Azinë Juglindore
26/02 11:17
Top News- Konflikti SHBA-Iran, çfarë do të bëjë Erdogan? A do hyjë në luftë?
25/02 23:06
Top News- Sulmi në Iran gati, bishat F-22 ulen në bazën ajrore në Izrael
25/02 23:05
Top News- ‘Frika është kudo’, qyteti meksikan shndërrohet në zonë lufte nga kartelet e drogës
25/02 22:39
DIGITALB DIGITALB