Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaju takua me përfaqësues të Shoqatës së Ndërtuesve dhe të tregut imobiliar, lidhur me politikat e reja të strehimit. Përpara finalizimit të kuadrit ligjor, Ministria ka nisur konsultimin me aktorët e tregut për të vlerësuar ofertën konkrete të banesave që mund të përfshihen në skemat e reja të strehimit të përballueshëm.