Tentativat e Berishës për të veshur kostumin e liderit të Partisë Demokratike, po sfidohen dukshëm nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Yuri Kim; e prerë në qëndrimin e saj, se kryesimi i demokratëve nga një person i padëshiruar përtej oqeanit, do rezultonte në shkëputjen e marrëdhënieve të amerikanëve me selinë blu; reagoi ashpër ndaj tentativës së dhunshme të Berishës për të marrë fjalën në Kuvend.