Ambasada britanike në Tiranë në një reagim të saj për raportin përfundimtar të OSBE ODIHR për zgjedhjet e 25 prillit thotë se palët politike duhet të marrin parasysh rekomandimet që jepen aty. Në postimin e ambasadës britanike thuhet se në raportin përfundimtar mbi zgjedhjet e 25 prillit në Shqipëri është rekomanduar një rishikim gjithëpërfshirës dhe në kohë të kuadrit ligjor përpara zgjedhjeve të ardhshme