Top News – Raundi i dytë SHBA-Rusi / Delegacionet takohen në Turqi për misionet diplomatike
27/02/2025 12:43

Diplomatët nga Shtetet e Bashkuara dhe Rusia janë takuar në Stamboll për të diskutuar lidhur me mosmarrëveshjet që kanë sa i përket misioneve përkatëse diplomatike, teksa dy palët po vazhdojnë dialogun dypalësh që po shihet si thelbësor për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë. Delegacionet e udhëhequra nga sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, dhe nga ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, u pajtuan javën e kaluar në Arabinë Saudite që të nisin diskutimet për misionet diplomatike. Bisedimet u mbajtën pasi presidenti Donald Trump, ndryshoi politikën amerikane për izolimin e Rusisë për shkak të pushtimit të Ukrainës dhe në vend të kësaj e përqendroi politikën në rivendosjen e raporteve dhe lëvizjen drejt përfundimit të shpejt të luftës. Bisedimet dypalëshe në Riad ngritën shqetësime se SHBA-ja mund të negociojë një marrëveshje të pafavorshme për Ukrainën dhe Evropën. Departamenti amerikan i Shtetit tha se bisedimet në Stamboll nuk do të përfshijnë diskutime për Ukrainën, por ato ende shihen si test për dëshirën e Moskës për t’u angazhuar. Rubio tha gjatë një interviste se SHBA-ja ende nuk e di nëse rusët janë të sinqertë lidhur me përfundimin e luftës, por këtë pala amerikane do ta kuptojë. Ai tha se delegacioni amerikan shkoi në Riad për të pyetur rusët nëse dëshirojnë t’i japin fund luftës apo të vazhdojnë luftimet dhe ata u pajtuan për takime pasuese që do të përfshinin ekipe të diplomatëve në bisedime që do të çojnë në përfundimin e luftës, tha Rubio për Fox Neës. “Nëse ata insistojnë në një gjë joreale, ne do ta kuptojmë se ata nuk janë të vërtetë. Por, ne duhet ta testojmë këtë”, deklaroi kryediplomati amerikan. “Ne duhet ta dimë, dhe presidenti dëshiron ta di, nëse rusët janë të interesuar që t’i japin fund kësaj lufte apo jo”, tha Rubio. “Presidenti Trump ka bërë marrëveshje gjatë gjithë jetës së tij. Ai nuk do të përfshihet në një marrëveshje të keqe”. Një zëdhënës i DASH-it i tha Reutersit se në agjendën e bisedimeve në Stamboll nuk do të ketë çështje politike apo të sigurisë. Më herët, Lavrov deklaroi se bisedimet do të përqendrohen në krijimin e kushteve më të mira për diplomatët rusë në SHBA dhe për homologët e tyre amerikanë në Rusi. Dy shtetet kanë dëbuar diplomatë dhe kanë kufizuar emërimet e stafit të ri në misionet diplomatike të njëri-tjetrit që kur lufta në Ukrainë nisi tre vjet më parë.

Top Channel/ SHBA, gati për ndërhyrje tokësore! Nisin sulmet masive në Teheran
29/03 23:03
Top News – Khamenei i ri flet sërish…me mesazhe! Teherani: Nuk del publikisht për sigurinë
29/03 23:00
Top Channel/ Trondit Netanyahu: Do zgjerojmë hartën e sulmeve në Liban
29/03 22:05
Top Channel/ Papa Leoni kundër Trump: Zoti s’do luftë, ndalni bombardimet!
29/03 22:04
Top News – ‘Po i presim t’u vëmë flakën’. Irani: Jemi gati për t’u përballur me trupat amerikane
29/03 22:00
Top News – Bisedime për Iranin në Pakistan / Teherani gati për luftë: Nuk dorëzohemi
29/03 19:15
Top News – Banka e Amerikës në Paris, në shënjestër / Parandalohet sulmi, arrestohen dy të dyshuar
29/03 18:30
Top News – Trump po mendohet-JD Vance apo Rubio…Lufta në Iran dhe presidencialet 2028 në SHBA
29/03 17:44
Top News – ‘Çahet’ bllokada ndaj Kubës / Dy anije me ndihma humanitare arrijnë në Havana
29/03 14:54
Top Channel/ Irani: Presim sulm tokësor nga SHBA/ Zbarkojnë 3500 trupa amerikane në Lindjen e Mesme
29/03 14:20
Top News – Zoti kundër liderëve që bëjnë luftëra / Papa: I kanë duart me gjak, nuk ua dëgjon lutjet
29/03 13:42
Top News – Irani sfidon Trumpin: Po ju presim! 3500 marinsa amerikanë mbërrijnë në rajon
29/03 13:41
Top News – Raketë që arrin deri në SHBA / Kim Jong un teston motorin, gati për luftë
29/03 12:29
Top News- Gjermanët refuzojnë shërbimin ushtarak, rekord aplikimesh për kundërshtim të ndërgjegjshëm
29/03 12:22
Top News – Amerikanët kundër Trumpit / Protesta masive në gjithë SHBA-në në ‘No Kings day’
29/03 12:19
Top News – Huthit hyjnë në luftën kundër Iranit / Sulme mbi Izrael, mbërrijnë marinsat amerikanë
29/03 12:10
Top News – Njohja e sovranitetit të Iranit në Hormuz / Kërkesa e re që i sjell miliarda
29/03 12:06
Top News – Ukraina ‘djeg’ naftën e Rusisë / Shënjestron industrinë kritike, shton sulmet
29/03 11:53
Top News- Pentagoni përgatitet për javë luftë / Mijëra trupa të Trumpit vërshojnë në Lindjen e Mesme
29/03 11:52
Top Channel/ Marshim masiv në Londër/ Protestë kundër së djathtës ekstreme, demonstrata më e madhe multikulturore
29/03 11:34