Së fundmi të dish të ngasësh biçikletën është një gjë e zakonshme, por të kërcesh bashkë me të nga shkallët në pishinë është çmenduri. Ky është një rast i pazakontë dhe i padëgjuar si hedhja në det nga helikopteri apo në majat e thepisura të maleve thjesht me një biçikletë. Çiklisti Fabio Wibmer, është një 27-vjeçar i cili shprehet se kjo gjë për të është si një lojë me kompjuter. Ai ka krijuar video dhe thotë se frymëzohet më shumë dhe i duket sikur shikuesit nga ekrani e orientojnë në drejtimin e duhur.