Pasi Gjykata Kushtetuese la në fuqi pezullimin nga detyra të Belinda Ballukut, socialistët nuk kanë humbur kohë për të hartuar ndryshime ligjore, që pritet t’i pamundësojnë gjykatave pezullimin e anëtarëve të kabinetit qeveritar. Drafti mban firmën e kryetarit të grupit parlamentar, Taulant Balla, ish ministrit të dretjësisë, Ulsi Manja dhe të vetë kryeministrit Edi Rama dhe pritet të prezantohet në mbledhjen e grupit më 16 shkurt.