Një operacion mbarëkombëtar kundër emigrantëve të paligjshëm të dielën rezultoi në arrestimin e 956 personave, shifra më e madhe kjo që kur Donald Trump u kthye në pushtet, sipas zyrës së Emigracionit dhe Doganave. Një numër agjencish federale me kompetenca të reja, të zgjeruara, të paraburgimit u përfshinë në operacionet në një numër qytetesh duke përfshirë Çikagom, Njuarkun, Nju Xhersin dhe Miami-n. Trump erdhi në pushtet pasi i bëri deportimet masive të emigrantëve pa dokumente një premtim qendror të fushatës. Paraardhësi i tij Joe Biden kryente mesatarisht 311 dëbime emigrantësh çdo ditë, dhe kryesisht ishin individë që kishin kryer krime.