Shqipëria kërcënohet seriozisht nga terrorizmi dhe krimi i organizuar. Dhe kjo nuk është thjesht një fjali që përdoret në formën e saj përgjithësuese, por edhe konkretizuar dhe shkruar qartësisht edhe në strategjinë antikrim që përfshin periudhën 2013-2020. Edhe pse janë kërcënime të ndryshme dhe në pamje të parë pa lidhje me njëra-tjetrën, autoritetet e hetimit mendojnë ndryshe. Sipas prokurorëve, apo ekspertëve të antikrimit janë të shumta rastet kur krimi i organizuar financon terrorizmin.