Programi i Ushqimit Botëror nga OKB-ja paralajmëroi se impakti në ekonomi që ka shkaktuar koronavirusi mund të dyfishojë numrin e të varfërve në më shumë se 265 milionë persona. Në një deklaratë këtë të martë ata bëjnë thirrje që të merren masa të menjëhershme që ajo mos të bëhet realitet. “COVID-19 është katastrofë për miliona persona që mbahen në fije të perit. Është një goditje e madhe për ata që kanë të ardhura vetëm sa të sigurojnë bukën e gojës” – shprehet kreu i ekonomisë së programit, Arif Husain.