Mes kritikave dhe akuzave të opozitës se procesi i integrimit është bllokuar, qeveria shqiptare dërgoi në kuvend raportin vjetor, ku jep shpjegime të detajuara sa i takon punës së bërë për të plotësuar piketat e ndërmjetme. Gjatë muajit të fundit është diskutuar në grupin e punës COELA të Këshillit të Bashkimit Europian çështja e IBAR për Shqipërinë, por ende nuk ka pasur dakordësi mes shteteve anëtare. Përmbushja e kushteve të ndërmjetme krijon bazën për nisjen e procesit të mbylljes së negociatave. Qeveria thotë se gjatë vitit 2025 e deri në shkurt të 2026-ës, ka punuar për plotësimin e 24 piketave të ndërmjetme, që lidhen me kapitullin 23 të gjyqësorit dhe të drejtave themelore dhe kapitullin 24 të drejtësisë.