Organizata Ndërkombëtare e Punës, që vepron në kuadër të OKB-së vlerëson se ndihma ekonomike në Shqipëri nuk ka qenë një instrument efektiv për uljen e varfërisë. Sipas të dhënave të organizatës, rreth 250 mijë qytetarë janë subjekt i asistencës sociale, ose rreth 9 për qind e popullsisë totale të vendit. ILO thotë se pavarësisht rritjes së shumës në vitet e fundit, ajo mbetet sërish më pak se gjysma e pagës minimale.