Raporti periodik i Komisionit Europian për Ballkanin Perëndimor tregon se rritja e prodhimit të brendshëm bruto vijoi edhe për tremujorin e dytë të këtij viti. Sipas të dhënave të komisionit, rritja u përshpejtua në gati 1.7 për qind, por kontribut në këtë rritje nuk kanë dhënë Shqipëria dhe Bosnje Hercegovina, ku është regjistruar ngadalësim i zgjerimit të ekonomisë.