Të dhëna të klasifikuara të inteligjencës ushtarake izraelite tregojnë se pjesa dërrmuese e të vrarëve në Gaza janë civilë. Raporti sekret është siguruar nga The Guardian dhe në të thuhet se Izraeli pranon se ka vrarë rreth 9 mijë militantë të Hamasit në ofensivën ushtarake gati 2-vjeçare në Rripin e Gazës. Ndërkohë, numri total i viktimave të regjistruara në Gaza ka tejkaluar 53 mijë, që do të thotë se 42 mijë ose rreth 83 për qind e viktimave janë civilë. Grupet e të drejtave të njeriut dhe studiuesit e krimeve të luftës argumentojnë se gjetjet mbështesin më tej pretendimet se Izraeli po kryen gjenocid në Gaza, duke treguar vdekje masive të civilëve në Gaza.